Armend Tours

Për ne

 
 
 
Agjensioni Turistik Armend Tours veprimtarinë e saj e ka filluar në vitet 1990 me linjat e autobusëve ndërurban. 
Gradualisht kemi vazhduar ta zgjerojmë veprimtarinë pas viteve 90.
Kërkesat e klientëve kanë qenë shtysa kryesore për zgjerimin e shërbimeve tona. 
Kjo na ka bërë që sot ne të krijojmë rrjetin e gjerë të klientëve dhe bashkëpunëtorëve tanë.
Ne sot iu ofrojmë klientëve pushime nga më të ndryshmet. Nëse jeni të lodhur nga puna e përditshme dhe rutina e saj, gjithmonë fjala Pushim, na koincidon me Pushimet verore, me plazhin, rërën, diellin, argëtimin, luksin për veten. Për pushimet verore ne ofrojmë shumë alternativa për secilin nga ju. 
Një verë është shumë e veçantë edhe në Bregdetin Shqiptarë, edhe atë Turk, edhe Bullgar. 
Jeni ju ata që bëni zgjedhjen tuaj ndërsa ne jemi në shërbimin tuaj duke iu ndihmuar të zgjedhni akomodimin më të mirë për ju, familjen e miqtë tuaj.
E ndërsa lëmë pas stinën e verës, kur dimri afron dhe bora na zgjon sërish dëshirën për pushime porse tash në një formë tjetër, pushime me ski. Edhe për sezonin dimëror kujdesemi që ju të shijoni në maksmimum që të shijoni dëborën, ski-të, Spa-të, ushqimin, hotelet ekonomike dhe luksoze. 
Pushime të paharrueshme në Kosovë, Bullgari.
Shën Valentini, Festa e Pavarësisë, 8 Marsi dhe festa të tjera të ndërmjetme janë një mundësi e mirë që ti fesotjmë duke udhëtuar. 
Për të njohur botën, një shans I mirë dhe mundësi lehtësisht e realizueshme. 
Udhëtime grupore apo individuale me oferta speciale për në Dubrovnik, qytetin e dashurisë Venecia-n, qytetin e luksit dhe adrenalinës Dubai-n, për Je te aime-n Parisien, për arkitekturën e Stambollit, për Shën Naumin e Strugës, dhe për zgjedhjet e shumta në Shqipërinë tonë.
Ne gjithashtu ofrojmë Avio-Bileta për të gjitha destinacionet botërore. 
Kurdo që juve iu nevoiten, për kudo në botë.
Botën e jetojmë bashkë me mundësi reale!
 
 
Gjithmonë me ju,
 
Armend Tours

Informohu për ofertat e reja.

Informacione

Mob: +377 44 189-141
Mob: +377 44 102-280
Fix: +381 390 324-104
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

 

join with us

twinter rss

Stafi, Armend Tours

 
 Manaxher : Armend Gjoshi
.